Smart Mind Socials
Të gjitha bisedat
në një platformë të vetme.
Smart Mind Socials është platforma që bashkon komunikimin e biznesit tuaj në një vend të vetëm, duke sjellë në një Inbox të përbashkët mesazhet nga WhatsApp Business, Facebook Messenger, Instagram, Telegram dhe chat-i i faqes së internetit.
Mbi këtë Inbox punon një asistent me Inteligjencë Artificiale, i cili u përgjigjet klientëve bazuar në informacionin dhe përmbajtjen e biznesit tuaj. Kur një bisedë kërkon ndërhyrjen e një personi, ekipi juaj mund ta marrë menjëherë përsipër bisedën, ndërsa asistenti AI ndalon automatikisht.
WhatsApp Business
Facebook Messenger
Telegram
Website Chat
Më pak mesazhe të humbura
Përgjigje më të shpejta
Më shumë mundësi për shitje
Pse Smart Mind Socials?
Klientët tuaj nuk komunikojnë vetëm në një kanal.
Njëri ju shkruan në WhatsApp.
Një tjetër ju dërgon DM në Instagram.
Një tjetër pyet në Facebook.
Dikush tjetër kërkon informacion në Telegram ose në faqen tuaj.
Kur bisedat menaxhohen në aplikacione të ndryshme, rritet mundësia që mesazhet të mbeten pa përgjigje dhe ekipi të harxhojë kohë duke dhënë të njëjtat informacione vazhdimisht.
Smart Mind Socials i sjell këto biseda në një vend të vetëm dhe automatizon përgjigjet për pyetjet që përsëriten më shpesh. Klienti merr përgjigje më shpejt, ndërsa ekipi juaj përqendrohet te bisedat që kërkojnë ndërhyrjen e tyre.
Si funksionon Smart Mind Socials?
Nga mesazhi i klientit deri te përgjigjja
Gjithçka zhvillohet në një rrjedhë të vetme.
01
Klienti ju shkruan në kanalin që preferon
Klienti vazhdon të përdorë kanalin që dëshiron – WhatsApp, Messenger, Instagram, Telegram ose chat-in e faqes suaj.
Nuk ka nevojë të shkarkojë një aplikacion të ri apo të ndryshojë mënyrën se si komunikon me biznesin tuaj.
02
Mesazhi mbërrin në Inbox-in e përbashkët
Mesazhi shfaqet menjëherë në Smart Mind Socials, në hapësirën përkatëse të biznesit tuaj.
Të gjitha bisedat organizohen në një vend, duke ju dhënë ekipit një pamje të përbashkët të komunikimit me klientët.
03
Inteligjenca Artificiale analizon kërkesën
Asistenti AI kontrollon informacionin e disponueshëm për biznesin tuaj dhe ndërton përgjigjen nga përmbajtja e konfiguruar: dokumente, çmime, rregulla, pyetje të shpeshta dhe informacione të tjera të biznesit.
04
Klienti merr përgjigje në të njëjtin kanal
Përgjigjja dërgohet aty ku klienti ka shkruar.
Në varësi të kanalit dhe konfigurimit, përgjigjja mund të shoqërohet edhe me links ose formularë të sugjeruar.
05
Kur nevojitet, bisedën e merr në dorë ekipi
Nëse kërkesa kërkon ndërhyrje nga stafi, një operator merr kontrollin e bisedës.
Asistenti AI ndalon për atë bisedë dhe operatori vazhdon komunikimin duke pasur përpara gjithë historikun e saj.
inbox
Një Inbox për të gjitha bisedat
Mos kaloni më nga një aplikacion te tjetri për të kuptuar se kush ju ka shkruar dhe cilat biseda presin përgjigje.
Me Inbox-in e unifikuar, ekipi juaj mund të shohë në një vend bisedat nga kanalet e lidhura me biznesin.
Bisedat mund të organizohen dhe filtrohen sipas:
- Të gjitha bisedave
- Të palexuarave
- Lead-eve
- Bisedave të hapura
- Bisedave të mbyllura
- Kanalit të komunikimit
- Klientit
Live mode
Nga Inteligjenca Artificiale te Operatori, në momentin e duhur
Automatizimi nuk do të thotë që klienti humbet kontaktin me ekipin tuaj.
Me Live Mode, operatori mund të marrë kontrollin e bisedës kur kërkohet një përgjigje ose ndërhyrje nga stafi juaj..
Sapo operatori merr kontrollin:
- Asistenti AI ndalon për atë bisedë
- Operatori vazhdon komunikimin
- Ekipi sheh kush po e trajton bisedën
- Shmangen përgjigjet e dyfishta nga kolegë të ndryshëm
- Historiku i bisedës mbetet i disponueshëm për operatorin
Kur operatori përfundon, asistenti mund të rifillojë automatikisht përgjigjet për mesazhet e reja, sipas konfigurimit të platformës.
AI merret me pyetjet rutinë. Ekipi juaj merret me bisedat që kërkojnë vëmëndje.
AI për Ekipin
Një asistent AI edhe për ekipin tuaj
Smart Mind Socials nuk ndihmon vetëm klientët.
Brenda çdo bisede, operatori ka edhe një asistent privat AI, që e ndihmon të gjejë më shpejt informacionin që i nevojitet.
Në vend që operatori të kërkojë në dokumente ose sisteme të ndryshme, mund t’i bëjë pyetjen drejtpërdrejt asistentit.
Për shembull:
“A kemi dhoma familjare të lira më 12–15 gusht?”
Asistenti përdor të njëjtat njohuri të konfiguruara për biznesin dhe mund të sjellë edhe opsionet përkatëse.
Operatori vendos se çfarë do t’i dërgojë klientit.
Mos humbisni mundësitë
Kthejeni përgjigjen në veprim
Një klient nuk ka gjithmonë nevojë vetëm për informacion.
Shpesh duhet të bëjë hapin tjetër: të rezervojë, të kërkojë një shërbim, të shohë një produkt ose të lërë të dhënat e kontaktit.
Smart Mind Socials mund të përdorë karta të sugjeruara, me titull, përshkrim dhe buton, për ta bërë më të shkurtër rrugën nga pyetja te veprimi.
- Pyetje
- Informacion
- Opsion
- Klikim
- Rezervim
Platforma mbështet gjithashtu formularë të sugjeruar, ku klienti mund të plotësojë të dhënat e nevojshme dhe ato të mbërrijnë drejtpërdrejt në bisedën në Inbox.
Kjo e bën komunikimin më praktik dhe i jep ekipit informacionin që i nevojitet për të vazhduar bisedën.
Lead Management
Mos humbisni mundësitë për shitje
Çdo bisedë mund të jetë thjesht një pyetje – ose mund të jetë fillimi i një shitjeje.
Në Smart Mind Socials, bisedat mund të shënohen si Lead, duke i dhënë ekipit një mënyrë të qartë për të identifikuar mundësitë e shitjes.
Për çdo bisedë, ekipi mund të shohë informacionin e disponueshëm për klientin, kanalin nga i cili ka ardhur mesazhi, aktivitetin e fundit dhe statusin e bisedës.
Gjithashtu mund të përdoren:
Statuset Open / Closed
Shënime private
Ngjyra për organizim
Filtrat e shpejtë
Nga një Inbox me mesazhe, në një hapësirë ku identifikoni dhe menaxhoni mundësitë për shitje.
Hapësira e punës
Një hapësirë pune për biznesin dhe ekipin tuaj
Mos kaloni më nga një aplikacion te tjetri për të kuptuar se kush ju ka shkruar dhe cilat biseda presin përgjigje.
Me Inbox-in e unifikuar, ekipi juaj mund të shohë në një vend bisedat nga kanalet e lidhura me biznesin.
Bisedat mund të organizohen dhe filtrohen sipas:
- Të gjitha bisedave
- Të palexuarave
- Lead-eve
- Bisedave të hapura
- Bisedave të mbyllura
- Kanalit të komunikimit
- Klientit
Për pronarin
Menaxhon kanalet, konfigurimet e AI-së dhe ekipin.
Për ekipin
Punon në Inbox, u përgjigjet klientëve dhe përdor asistentin privat AI.
Menaxhoni disa biznese?
Krijoni hapësira pune të ndara për çdo klient, me kanalet, ekipin, njohuritë dhe statistikat e veta.
Statistikat
Shihni çfarë po ndodh
Smart Mind Socials ju jep një pamje të qartë të aktivitetit të komunikimit për 7, 30 ose 90 ditët e fundit.
Paneli përfshin tregues si:
Bisedat
Numri i bisedave të zhvilluara në periudhën e zgjedhur.
Mesazhet
Numri total i mesazheve të marra dhe të dërguara.
Lead-et
Bisedat që ekipi ka identifikuar si mundësi shitjeje.
Koha e përgjigjes së parë
Sa shpejt merr klienti përgjigjen e parë.Të palexuarat
Mesazhet dhe bisedat që presin vëmendjen e ekipit.AI kundrejt operatorit
Sa përgjigje janë dhënë nga asistenti dhe sa nga ekipi.Kanalet e lidhura
Numri i faqeve, numrave, bot-eve dhe llogarive të lidhura.Orët e Pikut
Kur volumi i mesazheve është më i lartë.Këto të dhëna ju ndihmojnë të kuptoni sa komunikim po menaxhon biznesi, sa prej tij po automatizohet dhe ku kërkohet më shumë vëmendje nga ekipi.
Sektorë
Smart Mind Socials për çdo biznes
Platforma mund të përdoret në sektorë të ndryshëm. Ajo mbetet e njëjtë; ndryshon informacioni me të cilin asistenti AI përgjigjet.
Turizëm dhe Hoteleri
Përgjigjuni pyetjeve për disponueshmërinë, çmimet, check-in-in dhe informacionin lokal. Kartat dhe formularët mund ta shkurtojnë rrugën nga kërkesa te rezervimi.
Shëndetësi
Menaxhoni pyetjet për takimet, oraret e mjekëve, përgatitjen për analiza dhe informacionin praktik, duke kaluar te recepsioni kur kërkohet konfirmim.
E-commerce
Automatizoni përgjigjet për statusin e porosive, kthimet, garancinë dhe pyetjet rreth produkteve në kanalin që klienti ka zgjedhur.
Arsim
Jepni informacion për programet, afatet e regjistrimit, tarifat dhe pyetjet e studentëve në kanalet e institucionit.
Bashki dhe Institucione
Ndihmoni qytetarët të marrin informacion për leje, orare, dokumente dhe shërbime, edhe jashtë orarit të punës, ndërsa kërkesat më të ndërlikuara kalojnë te nëpunësi.
Rezultati
Komunikim më i organizuar. Punë më efikase.
Smart Mind Socials është krijuar që komunikimi me klientët të mos varet nga fakti nëse një pjesëtar i ekipit është duke kontrolluar një aplikacion të caktuar në atë moment.
Pyetjet e zakonshme mund të marrin përgjigje automatike, ndërsa ekipi përqendrohet te kërkesat më të rëndësishme.
Kjo ndihmon biznesin të:
- Përgjigjet më shpejt
- Menaxhojë komunikimin nga disa kanale në një vend
- Reduktojë kohën e shpenzuar për pyetjet e përsëritura
- Identifikojë më qartë lead-et
- Ruajë historikun e komunikimit
- Bashkërendojë punën e ekipit
- Kuptojë volumin dhe mënyrën e komunikimit me klientët
Vendosja - 4 hapa
- Krijoni llogarinë duke u regjistruar me email.
- Krijoni hapësirën e punës duke vendosur emrin e biznesit dhe kategorinë.
- Lidhni kanalet dhe zgjidhni mënyrën e përgjigjes me AI.
- Ftoni ekipin që të punojë në Inbox-in e përbashkët.
Nga regjistrimi deri te konfigurimi i përgjigjeve automatike, platforma është projektuar për një nisje të drejtpërdrejtë, pa ndërhyrje teknike të ndërlikuar.
Filloni Sot
Një platformë për
komunikimin që sjell mundësi
Klientët do të vazhdojnë t’ju shkruajnë në kanalet që përdorin çdo ditë.
Me Smart Mind Socials, ju mund ta menaxhoni këtë komunikim nga një vend i vetëm, të automatizoni përgjigjet për pyetjet e zakonshme dhe të kaloni te ekipi juaj kur biseda kërkon ndërhyrje njerëzore.
Mos lejoni që një mesazh i vonuar të bëhet një mundësi e humbur.
Përgjigje më të shpejta. Komunikim më i organizuar. Më shumë mundësi për shitje.
